Marku 4
- Edhe përsëri zuri të mësonte buzë detit; dhe u mblodh pranë tij një turmë e madhe, aq sa ai hyri në lundër dhe rrinte në det.
- Edhe tërë turma ishte mbi dhe pranë detit dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra me paravolira dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:
- Dëgjoni. Ja tek doli mbjellësi të mbjellë.
- Edhe në mbjellje, një pjesë e farës ra në rrugë, dhe erdhën zogjtë dhe e hëngrën.
- Edhe tjetra ra mbi gurishte, ku s’kishte dhe shumë, edhe menjëherë mbiu, sepse s’kishte dhe të thellë,
- po kur lindi dielli, u dogj, dhe meqenëse s’kishte rrënjë, u tha.
- Edhe një pjesë tjetër ra në drizat; dhe drizat hipën dhe e mbytën, dhe pemë s’dha.
- Edhe një tjetër ra në dhe të mirë, dhe jepte pemë duke hipur e duke u rritur, dhe pruri pemë njëra tridhjetë, e njëra gjashtëdhjetë, e njëra njëqind. –
- Edhe u thoshte atyre: Ai që ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
- Edhe kur mbeti vetëm, ata që ishin rreth tij bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për paravolinë.
- Edhe ai u thoshte atyre: Juve ju është dhënë të njihni fshehtësinë e mbretërisë së Perëndisë. Po për ata që janë jashtë, të gjitha bëhen me paravolira,
- që duke parë të vështrojnë, dhe të mos shohin; dhe duke dëgjuar të dëgjojnë, dhe të mos kuptojnë, se mos ndonjëherë kthehen e u falen mëkatet.
- Pastaj u thotë atyre: Nuk e dini këtë paravoli? Dhe si do të kuptoni gjithë paravolitë?
- Mbjellësi është ai që mbjell fjalën.
- Edhe ata pranë udhës janë këta, në të cilët mbillet fjala; po kur dëgjojnë, përnjëherë vjen Satanai dhe merr fjalën që është mbjellë në zemrat e tyre.
- Edhe gjithashtu ata që mbillen në gurishte janë këta, të cilët, kur dëgjojnë fjalën, përnjëherë e marrin me gëzim,
- po s’kanë rrënjë në veten e tyre, dhe janë për pak kohë. Pastaj, kur bëhet shtrëngim a përndjekje për fjalën, përnjëherë skandalizohen.
- Edhe ata që mbillen në drizat janë këta, të cilët e dëgjojnë fjalën,
- por kujdesjet e kësaj jete dhe gënjimi i pasurisë, dhe dëshirimet për të tjera gjëra, hyjnë e mbysin fjalën, dhe kjo bëhet e pafrytshme.
- Por ata që u mbollën në dhe të mirë janë këta, të cilët dëgjojnë fjalën dhe e presin, dhe sjellin pemë, një tridhjetë, një gjashtëdhjetë dhe një njëqind.
- Edhe u thoshte atyre: Mos vjen kandili që të vihet nën shinik apo nën shtrat? E jo që të vihet mbi kandilmbajtëse?
- Sepse s’ka gjë të fshehtë që të mos shpallet; as nuk është bërë ndonjë gjë e fshehur, që të mos shfaqet.
- Nëse ka ndonjë veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.
- Edhe u thoshte atyre: Vini re ç’dëgjoni. Me ç’matës matni, do t’ju matet edhe juve, dhe do të shtohet mbi ju që dëgjoni.
- Sepse atij që ka do t’i jepet edhe tjetër, dhe prej atij që s’ka, edhe ajo që ka do t’i merret.
- Edhe thoshte: Kështu është mbretëria e Perëndisë, si një njeri që hedh farën mbi dhe,
- edhe fle e ngrihet natë e ditë; dhe fara mbin e rritet, kështu që ai s’e di se si.
- Sepse dheu prej vetiu sjell pemë, më parë bar, pastaj kalli, pastaj grurë të plotë në kalli.
- Edhe kur arrihet pema, dërgon drapërin, sepse arriti të korrët.
- Edhe thoshte: Me se ta përngjajmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë paravolie ta barazojmë?
- Eshtë si një kokërr sinapi, e cila, kur mbillet në dhe, është më e vogël se gjithë farërat që janë mbi dhe.
- Por, si mbillet, rritet e bëhet më e madhe se gjithë lakrat, dhe bën degë të mëdha, kaq sa zogjtë e qiellit mund të rrinë nën hijen e tij.
- Edhe me shumë të këtilla paravolira u fliste atyre fjalën, siç mund ta dëgjonin.
- Edhe pa paravolira nuk ua fliste atyre; po veçan nxënësve të tij ua zgidhte të gjitha.
- Edhe atë ditë, si u ngrys, u thotë atyre: Le të hidhemi përtej.
- Edhe nxënësit, si lanë turmën, e marrin siç ishte në lundër; dhe të tjera lundërza ishin bashkë me të.
- Edhe bëhet një stuhi e madhe ere; dhe valët binin brenda në lundër, kaq sa ajo tani po mbushej.
- Edhe ai ishte në anën e prapme të lundrës duke fjetur mbi nënkresë; dhe e zgjojnë e i thonë: Mësues, nuk do të dish se po humbasim?
- Edhe ai u ngrit e qortoi erën, dhe i tha detit: Pusho, zbutu.
- Edhe pushoi era, edhe u bë bunacë e madhe. Pastaj u tha atyre: Pse jeni frikacakë kështu? Si s’keni besim?
- Edhe ata u frikësuan me frikë të madhe, dhe i thoshin njëri-tjetri: Cili vallë është ky, që edhe era edhe deti e dëgjojnë?

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου